Ndodhi ajo që pritej
Ne Gjykaten Kushtetuese
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 19 shtator 1995 synon: të bëjë presion mbi anëtarët e Plenumit të Gjykatës Kushtetuese që sot më dt. 20 shtator 1995 të mos vazhdojnë shqyrtimin e çështjes “Nano”
Ne Gjykaten Kushtetuese
Ndodhi ajo që pritej
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 19 shtator 1995 synon: të bëjë presion mbi anëtarët e Plenumit të Gjykatës Kushtetuese që sot më dt. 20 shtator 1995 të mos vazhdojnë shqyrtimin e çështjes “Nano”
Gjykata Kushtetuese me atributet e një Byroje Politike, i dha edhe një goditje tjetër të rëndë pavarësisë së sistemit juridik.
Mirëpo skenat dhe prapaskenat janë të trasha. Ato janë vetëm maskuese jo vetëm për ata që i kurdisin por edhe për ata që i zbatojnë dhe që i veshin me petkun e ligjit.
Lexoni ne faqen 2
Fiton ai që gëzon besimin e popullit
Deklaratë e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Edhe një akt tjetër i turpshëm dhe antidemokratik u shënua kundër kryetarit të Partisë Socialiste, deputetit Fatos Nano. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos lejojë zhvillimin e Plenumit të Gjykatës së Kasacionit, para të cilit ishte bërë rekursi për mbrojtje ligjshmërie për pafajësi të Fatos Nanos.
As më shumë, as më pak, Gjykata Kushtetuese u vu në rolin e policisë presidenciale, si edhe në shumë raste të tjera të mëparshme. Ajo, me një servilizëm të paparë iu bind urdhërit presidencial për urdhërin qeveritar: “Fatos Nano të mos lirohet në asnjë mënyrë!” Për këtë ata nuk i ndalën para asgjëje. Shkelën ligje e sajuan ligje. Kërcënuan e pushuan gjyqtarë e prokurorë. Rrethuan me polici e shikas organin më të lartë të drejtësisë. Nëpër këmbë opinionet ndërkombëtare si Parlamenti Evropian, Unioni Ndërparlamentar, Këshilli i Evropës, Amnesty International, Federata Ndërkombëtare e Helsinkit. Vetëm pak ditë pas ardhjes nga SHBA, u harrua sugjerimi i presidentit Klinton për fuqizimin e pavarësisë institucionale dhe politikë të sistemit juridik. Prapaskena të tjera mesjetare dhe neodiktatoriale vazhdojnë të thurrin.
Por e kanë të kotë. Fatos Nano nuk thyhet e as nuk përkulet! Ai është kthyer në simbol të qëndresës demokratike të atyre njerëzve, anëtarë të çfarëdo partie që qofshin, që urrejnë padrejtësinë. Emri i Fatos Nano qè nga Bënça akuzon:
- Mbajtësin e dekoratës së hajdutit Arsidi;
- Furnizuesit me karburant të kriminelëve Mlladiç e Karaxhiç nëpërmjet rrugëve të Shqipërisë;
- Shitësit e armëve dhe municioneve shqiptare në Ruandë;
- Organizatorët e trafikut të klandestinëve që nga Azia në brigjet e Vlorës dhe të Pulias;
- Tregtarët e paskrupullt të femijëve dhe vajzave shqiptare;
- Pushtetarët e përzier në korrupsion e grabitjes së pasurisë së përbashkët dhe të fondeve publike në rrugë, ujësjellësa, spitale e shkolla.
Populli i njeh mirë të gjithë, që nga i pari tek i fundit. Ia u njeh edhe buzëqeshjet dhe grimasat televizive,. E di shumë mirë që ata e mbajnë në burg Fatos Nanon për të vazhduar edhe për disa kohë në rrugën e korrupsionit dhe të krimit. Por gajtet nuk e kanë të gjatë. Sado të mundohet t’i shtyjë zgjedhjet presidenti Berisha, ato një ditë do të bëhen. Vota e lirë e popullit, si më 6 nëntor 1994, do t’u tregojë këtyre shkelësve të ligjit, këtyre nëpërkëmbësve të të drejtave të njeriut dhe lirive politike të opozitës, se demokracia nuk është çiflik i një njeriu, apo i një partie, se ajo nuk mund të shitet e të blihet me dekrete presidenciale dhe qeveritare.
Sa më gjatë mbahet në burg kryetari i opozitës, sa më shumë provohet PS-ja me të ashtuquajturat “mjete ligjore” dhe veprime arbitrare, që nga proceset e montuara penale deri te proceset “ligjore” të dimensionit të saj politiko-elektoral, aq më shumë demaskohet politika e tensionit dhe e destabilitetit që ndjek shteti i sotëm.
Shtabi i klanizuar i Berishës llogarit se një politikë e tillë konfliktesh është në favor të tij me ka në dorë drejtimin e policisë dhe të SHIK-ut. Por le të mos e harrojë zoti Berisha dhe ata që i bëjnë hosanara televizive: Fiton ai që gëzon besimin e popullit.
Nënkryetari i PS Namik Dokle priti përfaqësuesit e Institutit Republikan
Në kuadrin e kontakteve me forcat politike shqiptare përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan, me qendër në SHBA, zonja Claire A.Scholer, zëtorinjët Thomas C.Patterson dhe Randy Siefkin u pritën në selinë e Partisë Socialiste nga nënkryetari i saj Namik Dokle.
Ata shoqëroheshin nga punonjësi i Programit në Shqipëri të Institutit Republikan zoti Peter Dickinson.
Gjatë takimit, në një frymë të hapur u shkëmbyen mendime lidhur me situatën aktuale në Shqipëri, me zhvillimet paralelektorale dhe synimet e forcave politike si dhe parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. “Dy parti kryesore ka në Shqipëri, tha Namik Dokle, PS dhe PD, por ne do të dëshironim t’u jepnim më shumë hapësirë për konkurrim edhe partive të tjera. Sa i përket rezultatit, PS ka fituar dy herë ndaj PD dhe do të fitojë përsëri”.
Në takim u vlerësua edhe kontributi i Institutit Republikan në zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe ndihma të tij konkrete për të gjitha forcat politike shqiptare.
Zëdhënësi i Shtypit i PS
Për traktet akuzojmë SHIK-un dhe policinë
Deklaratë e zëdhënësit të Partisë Socialiste
Lidhur me disa trakte të shpërndara kohët e fundit në rrethe ne ju bëjmë të ditur, si dhe akuzat që bëri Berisha në Konferencën e fundit për Shtyp, jam i autorizuar të deklaroj:
1. Partia Socialiste nuk ka asnjë lidhje me veprime të tilla të paligjshme dhe subversioniste. Qëndrimet e saj politike ajo gjithmonë i ka shprehur dhe i shpreh publikisht në forumet legale të saj dhe në organet legale të shtypit.
2. Është detyrë e organeve të specializuara të shtetit, të drejtuara nga Berisha, të zbulojnë dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e veprimeve të tilla të paligjshme.
3. Përderisa organet e shtetit deri tani nuk po e bëjnë një gjë të tillë, kemi të drejtë të akuzojmë implikimin e vet këtyre organeve: të Policisë dhe të SHIK-ut, në ndërmarrjen e veprimeve të tilla, për t’i dhënë dorë Berishës që të akuzojë opozitën dhe veçanërisht Partinë Socialiste. Përmbajtja e trakteve të përfolura dhe shikoj të ngjashme me përmbajtjen e trukave të “RD” në të cilat PS akuzohet për “antiamerikanizëm”.
4. Veprime të tilla të turpshme, që do të shtohen në të ardhmen bashkë me afrimin e ditës së zgjedhjeve, janë të destinuara të dështojnë.
Zëdhënësi i Partisë Socialiste
Tiranë, më 19.09.1995
Një delegacion i Rinisë Laburiste të Norvegjisë mbërriti në Tiranë
Me pjesë të FRESSH-it dje mbërriti në Tiranë një delegacion i nivelit të lartë të Rinisë Laburiste të Norvegjisë kryesuar nga Presidenti i saj Frond Giske.
Në përbërje të delegacionit janë edhe zëvendëspresidentja e Internacionales së Rinisë Socialiste Rita Ottervik, Sekretare e përgjithshme e Rinisë Laburiste të Norvegjisë dhe Sekretari Ndërkombëtar i Rinisë Laburiste të Norvegjisë Vlf Tore Isaksen. Në aeroportin e Rinasit miqtë norvegjezë u pritën nga eurodeputistët e kryeqytetit.
Zëdhënësi i FRESSH - it.
Konference shtypi e Partise Socialiste
Diten e enjte date 21 shtator, ora 12.00 Partia Socialiste e Shqiperise organizon ne seline e saj, nje konference shtypi rreth situates politike ne vend dhe qendrimet e Partise Socialiste.
Ftohen te marrin pjese gazetare te vendit dhe te huaj si dhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi.